MENU
klinika

Studentët e ekselencës

Rama për punësimin e studentëve: Midis dy aplikantëve me pikë të barabarta fiton…

15.02.2019 - 16:21

Gjatë takimit që pati sot me studentët e Vlorës, kryeministri Edi Rama u ka sqaruar edhe një studentëve të ekselencës, që duhet të aplikojnë për një punë në institucionet në shtet.

Përballë studentëve të Vlorës, ai dha edhe një urdhër të ri, kur tha se nëse mes dy aplikantëve, një vajze dhe një djali, ka pikë të barabarta, atëherë vendin e punës do ta fitojnë vajzat.

“Falë protestës së studentëve do t’ju japim mundësinë të gjithë studentëve, atyre që kanë marrë notat më të mira, të cilëve u takon që të zgjedhin. Kemi shtyrë deri në datën 18 shkurt aplikimet, dhe më pas do të behën shpalljet e vendeve sipas kërkesave që kanë bërë studentët.

Ka dhe një gjë tjetër që të jemi të qartë për këtë, kjo është e imja, është urdhri im… kur ka pikë të barabarta mes një vajzë dhe një djali, do ta fitojë gjithmonë vajza”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Këtë vend vetëm gratë mund ta bëjnë”, tha Rama.