MENU
klinika

Protesta e 16-Shkurtit

Basha: Kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet, hajdutët shkojnë në burg

15.02.2019 - 16:45

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e nesërme të opozitës në orën 11:00 më Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se shqiptarët do vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër për të protestuar kundër kësaj qeverie që ka blerë zgjedhjet dhe korrupsionit të saj.

Kryedemokrati shkruan se në Evropë kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria dhe hajdutët shkojnë në burg.

Statusi i plotë i Bashës:

“Shqiptarët do vijnë të bashkuar dhe të vendosur në 16 shkurt kundër qeverisë që ka blerë zgjedhjet dhe korrupsionit të saj. Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTËT NË BURG! Nuk VUAN populli.”