MENU
klinika

Konferenca e Sigurisë në Mynih

Meta: Sfidat kalohen nëpërmjet vullnetit politik

15.02.2019 - 19:21

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku bashkë me liderët më të pushtetshëm të botës do të diskutohet për sfidat e sigurisë.

Rreth 35 krerë shtetesh dhe qeverish, 80 ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes, 600 ekspertë për politikën e sigurisë takohen në Mynih nga e premtja, 15-17 shkurt.

Kreu i shtetit shqiptar informoi për këtë konferencë nëpërmjet një postimi në rrjetin Facebook.

“Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme. Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.”, shkroi Meta në profilin e tij.