MENU
klinika

Deklarata

Protesta/ PDIU fton qytetarët: Nesër kërkojmë llogari

15.02.2019 - 21:02

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që është në aleancë me Partinë Demokratike, ka ftuar sot qytetarët të dalin në protestë.

Duke listuar të gjitha arsyet pse duhet të protestojnë nesër, kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi i kujton qytetarëve se nesër është dita kur pushteti duhet të japë llogari para tyre.

DEKLARATA E PLOTE

“I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë që nesër, më datë 16 Shkurt të protestojmë kundër :
Qeverisë që po e shkretëton Shqipërinë nga Shqiptarët; 380 mijë Shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në 4 vitet e fundit , në 5 të rinj, 4 duan të largohen;
Kundër varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës për çdo familje shqiptare;
Një qeverie që i ka hequr dinjitetin njerëzor 60 përqind të Shqiptarëve që duhet të jetojnë me 500 lekë në ditë për familje;
Kundër arbitraritetit të një shteti etatist që e sheh sipërrmarjen dhe biznesin e vogël si kulak e jo motorrin e ekonomisë;
Kundër një qeverie që ka 44 strategji kombëtare dhe asnjë prioritet për një ekonomi që orientohet drejt prodhimit;
Kundër arrogancës së një qeverie që nuk është aty për të shërbyer, por që shtetin ligjor e ka zëvendësuar me pushtetin e një njeriu;
Arrogancës, që mundin dhe taksat e Shqiptarëve i çon në duart e 5 oligarkeve;
Një mazhorance që është aty me vota të vjedhura e të trafikuara, e që është qartesisht në ilegjimitet të plotë;
Kundër një qeverie që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe kriminalizoi ekonominë shqiptare;
Një qeverie që nuk i mundëson studentëve të kenë mundësi shkollimi dhe akses të barabartë në dije, aq të nevojshme për kapitalin njerëzor;

Një qeverie që nga shëndetësi falas u ofroj Shqiptarëve mungesën e shërbimeve më bazike në shërbimin shëndetsor, duke i lëne në mëshirë të fatit;
Boll më me Shqipërinë, demokraci jo funksionale e në mungesë të shtetit ligjor;
Ne jemi pjesë e Europës dhe e duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Nesër të protestojmë si qytetarë me dinjitet, sepse vetëm një qytetar me dinjitet është një qytetar që reagon dhe kërkon llogari;
Nesër është dita që qytetarët të kërkojnë llogari!” shkruan Idrizi.