MENU
klinika

Protesta e opozitës

Braçe ashpërson tonet me Kryemadhin: Gjithçka nesër për një karrige!

15.02.2019 - 22:05

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha nga Lapraka se nesër populli do t’i marrë karrigen Ramës, ndërkohë që i kërkoi Zotit t’i japë fuqi.

Braçe thotë se ata që nuk e kanë kuptuar ende duhet ta shikojnë se e gjithë protesta nesër po bëhet vetëm për një karrige.

Reagimi i Braçes:

“Tani,

Flasin në emër të zotit!

Ne emer te Zotit dhe,

Për karrige!

Vetem per karrige!

Kush nuk e ka kuptuar ende, urdheroni;

Gjithçka nesër është për një karrige!

Asgje tjeter!

Ne emer te Zotit per Karrige!

Oooooo Zoooot!”