16.02.2019 - 08:18
Mëngjesin e sotëm në Kryebushat të Shkodrës policia ka zhvilluar kontrolle tek personat, të cilët janë nisur për të marrë pjesë në protestën e opozitës në Tiranë.
Banorët kanë kundërshtuar policinë duke thënë se kjo është e padrejtë.
Ndërkohë Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat foli për persona me rekorde kriminale, të cilët janë përgatitur për dhunë në protestën e sotme.