MENU
klinika

Situata në rrethe

Protesta e opozitës së bashkuar/ Çfarë pritet të ndodhë?

16.02.2019 - 09:01

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”.

Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar për krime të dhëna që do të përdorin dhunën por opozita e ka mohuar duke thënë se elementët kriminalë janë në qeveri.

Opozita është deklaruar kundër dhunës por se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime.

Fier-protestues-konica.al

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, autobusë e mjete të shumta me qytetarë janë nisur nga 12 qarqet e vendit.

SITUATA NË QARQE:

GJIROKASTËR- 4 autobusë dhe 250 mjete private janë nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit nga Gjirokastra nën organizmin e drejtuesve të PD në këtë qark.

BERAT- 8 autobusë dhe 180 mjete të vogla janë nisur nga Berati. 6 autobusë janë nisur nga Skrapari. Ka pasur edhe tensione me policinë pasi një autobus është ndalur nga policia, por më pas autobusi është lejuar të kalojë. Autobusi ishte bllokuar nga policia pasi nuk kishte fletë udhëzimi drejt Tiranës.

SHKODËR- Edhe në Shkodër ka pasur një organizmi nga drejtuesit e PD. Janë rreth 30 autobusë dhe furgonë nga Shkodra që janë nisur para teatrit ‘Migjeni’ në drejtim të Tiranës. Në kryebushat ka pasur një kontroll të protestuesve në autobus.

DIBËR- Sipas PD anë mijëra persona që janë nisur nga qarku Dibër për të protestuar në Tiranë. Ka pasur postblloqe nga policia në Maqellarë dhe në Burrel dhe policia ka qenë korrekte.

FIER- Rreth orës 07:00 simpatizantë dhe qytetarë të ndryshëm janë nisur nga Fieri dhe rrethinat. Deputeti i PD Luan Baci tha se janë mbi 300 mjete të vogla si dhe autobusët nisur nga ky qark drejt Tiranës. Policia ka ushtruar kontrolle dhe më pas ka lënë të lirë qytetarët për të udhëtuar drejt Tiranë.

LEZHË- Janë dhjetëra automjete dhe autobusë që janë nisur në drejtim të Tiranës edhe nga Lezha.

VLORË- Nga Vlora janë konfirmuar nga drejtuesit e PD rreth 1800 qytetarë të ndarë në 13 autobusë dhe makina të vogla. Rama pritet të zhvillojë një takim me qytetarët në këtë qytet dhe mohohet se do të zhvillohet antimitig.

KORÇË- Shumica e qytetarëve nga Korça janë nisur me 12 autobusë si dhe 10 mikrobusë. Shumë qytetarë nga Korça nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë për në Tiranë për shkak të mungesës së mjeteve.

ELBASAN- Sipas PD janë 7500 qytetarë që pritet të marrin pjesë në protestën e opozitës. Sipas kreut të PD në Elbasan nisja do të nisë në orën 09:00 drejt Tiranë.

DURRËS- Janë nisur 20 autobusë dhe furgonë si dhe mjete të vogla që janë nisur drejt Tiranë. Protestuesit kanë thënë se nuk kanë pasur vështirësi në autostradë. Kanë qenë 4 pika të nisjes së mjeteve nga qyteti bregdetar.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës