MENU
klinika

'Ethet e ndarjes'

11- vite shtet, Kosova feston ditëlindjen

16.02.2019 - 09:22

Festa e Njëmbëdhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës po pritet nën ethet e ndarjes.

Këtë frikë e kanë shumica e partive parlamentare dhe njohësit e çështjeve politike në vend, duke iu referuar deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të lehtë” të kufirit me Serbinë

Harta e Kosovës do të mundë të pësojë ndryshime në përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së vendit po që se këtë vit do të realizohet ideja e presidentit Hashim Thaçi për çështjen e kufijve.

Hashim Thaçi, nga pozicioni i kryeministrit të vendit, më 17 shkurt të vitit 2008 e kishte prezantuar për herë të parë flamurin verdhekaltër me hartën e shtetit më të ri në Evropë në mes. Por, kjo hartë mund të ndryshojë nëse realizohet ideja e fundit e protagonistit të njëjtë, Hashim Thaçi, për “korrigjim të lehtë” të kufirit me Serbinë, duke e rrezikuar kështu pjesën veriore të banuar me shumicë serbe dhe me pretendimin e fitimit të pjesshëm të territorit në jug të Serbisë, përkatësisht komunës së Preshevës.

Kjo ide e Thaçit po cilësohet si marrëveshje e dhimbshme, që mund t’i kushtojë Kosovës, ndaj së cilës janë rreshtuar kundër pozitë e opozitë. Edhe analistët politikë vlerësojnë se ky ndryshim i kufijve mund të sjellë një tjetër konflikt në Ballkan.

Strukturat paralele të Serbisë vazhdojnë të jenë funksionale edhe në Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës. Dialogu i Brukselit nuk i ka shuar këto struktura joligjore

Ndonëse janë bërë 11 vjet nga shpallja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, strukturat paralele serbe në veri ende po vazhdojnë të jenë funksionale.

Megjithëkëtë, sipas saj, procesi i negociatave ka kontribuar dukshëm në shuarjen e strukturave që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë. Edhe zyrtarë të Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë deklaruar se negociatat Kosovë – Serbi kanë ndihmuar në integrimin e strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës.

pavaresia e kosoves-konica.al

Por, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se procesi i dialogut nuk ka ndihmuar aspak në eliminimin e institucioneve paralele serbe. Shuarja e strukturave sipas ish-ministres për Dialog, Edita Tahiri, është parë të ndodhë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithëkëtë, institucionet paralele serbe në veri ende po vazhdojnë të funksionojnë pa ndonjë pengesë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!