MENU
klinika

“Puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund”

Basha flet pas mbylljes së protestës, del me një tjetër mesazh

16.02.2019 - 16:57

Pas përfundimit të protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është kthyer në selinë e PD-së, ku edhe dha një tjetër mesazh për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Rama sipas tij nuk është më kryeministri i vendit.

“Puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund! Mirupafshim të enjten”,- tha ai për të gjtihë simpatizantët që e prisnin jashtë selisë blu.

PRONONCIMI I PLOTË:

“Sot kam një falënderim për gjithë secilin prej jush dhe ata qindra mijëra qytetarë që na u bashkuan. Falë mundit, sakrificës dhe qëndresës tuaj Edi Rama sot nuk është më kryeministër.

Nuk është më kryeministër para syve të shqiptarëve, nuk mund të jetë më kryeministër para botës demokratike. Por, miqtë e mi, puna që nisëm sot duhet çuar deri në fund. Mirupafshim të enjten”.