MENU
klinika

Për t'u mbajtur mend

Facebook Mania, komentet

29.08.2018 - 13:32

Alion Çaçi

“Me kalimin e viteve, njerëzit kënaqen gjithmonë e me më pak. Në fillim donin shkollë, shtëpi dhe makinë. Pastaj donin shtëpi dhe makinë. Më vonë donin vetëm makinë. Ndërsa tani, njerëzit duan thjesht t’u shohësh storyt dhe janë shumë të lumtur me aq.”

Dritan Hila

“Të mbash mjekër nuk do të thotë të mos rruhesh.
Të qethesh nuk do të thotë të shkurtosh flokët.
Të vishesh nuk do të thotë të mbathesh.”

Milazim Krasniqi

“Kompiuteri është më konsekuent se secili prej nesh. Pse? Shkruajeni pasuordin me një gërmë gabimisht dhe shiheni a mund të hyni në adresën tuaj! Ncuk! Ndërsa secili prej nesh mashtrohet, jo me një germë, po me mijëra fjalë të rrejshme!”

Edison Ypi

“Do ta fusësh atë në delir dhe veten në bela’? Thuaji “je shkrimtar”.

Gentian Gaba

“Tragjedia e vërtetë e kësaj vere është ajo e burrave që kanë humbur jetën në plazhet e Shqipërisë si pasojë e mbajtjes së barkut. Mos e bëj, merr frymë lirisht. Ti vlen!”

Red Varaku

“Ka dy lloj të paditurish sot në Shqipëri: ata që besojnë që gjithçka ndodh për shkak të një konspiracioni të madh botëror dhe ata që besojnë se gjithçka ndodh krejt rastësisht pa asnjë konspiracion.”

Rezart Cenaj

“Sa herë shoh një pemë të gdhendur me zemër dhe iniciale habitem me çiftet që dalin me thikë me vete.”

Albert Sheqi

“Realiteti i çuditshëm i vendit tonë e ka bërë të nevojshme ndryshimin e disa proverbave disi të dala boje:
Hajduti i mirë me shokë shumë.

Qeveria e ka qerren e prishur prandaj se kap dot lepurin.
Karvani le të lehë, veç qentë do të shkojnë përpara.
Mos i shiko punën, por minifundin.
Sa të rrosh do kopjosh.

Njëra dorë vjedh tjetrën por të dyja bashkë vjedhin bankën e shtetit.”

Ilir Kalemaj

“I dëshpëruar nga statistikat e leximit, sapo mbarova së lexuari biografitë e Stalinit, Frankos dhe Oprah këto ditë, në përpjeke për të korrigjuar disi mesataren.”

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain