MENU
klinika

E rëndë në Greqi

Vritet 45-vjeçari shqiptar, dyshime mbi të birin

17.02.2019 - 08:46

Një krim i rëndë ka tronditur Selanikun këtë fundjavë. Një 45-vjeçar shqiptar është i gjetur i vdekur në fshatin Agios Athanasios.

Trupi i shqiptarit është gjetur pranë një sheshi lojrash në një pellg gjaku.

Mësohet se në fytyrën e tij ka pasur plagë të shumta, arsye kjo që bëri që autoritetet të dyshonin për vrasje.

Mediat greke shkruajnë se dyshimet e para janë se djali i viktimës mund të ketë kryere këtë vrasje.

I biri i 45-vjeçarit është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Në këtë rast dëshmitare është një grua e re shqiptare që pretendohet se ka parë atë që ndodhi pranë sheshit të lojërave.