17.02.2019 - 10:21
Ditën e sotme Kosova feston 11-vjetorin e Pavarësisë.
Në kuadër të kësaj ditë, presidenti Meta ka publikuar dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel.
Presidenti teksa ka postuar këto foto, i ka cilësuar si një kujtim të paharrueshëm.
Duket se këtë foto Presidenti Meta e ka zgjedhur enkas sot në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës si një mesazh të qartë.
“Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”.