MENU
klinika

Në Ditën e Pavarësisë

Komunat e Kosovës nënshkruajnë marrëveshjen e rëndësishme

17.02.2019 - 11:53

Komunat e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me komunat arbëreshe të Italisë.

Këto marrëveshje janë nënshkruar gjatë ditës së sotme nga komunat e Kosovës, respektivisht komuna e Lipjanit dhe Fushë Kosovës, me komunat Qivita dhe Frashineto të Italisë.

Sekretarja e Ministrisë Administratës, Rozafë Ukëimeraj, tha se kjo marrëveshje do të sjellë më shumë mundësi për miqësinë, shkëmbimin e përvojave dhe fushave tjera me interes për vendin.

“Iniciativa për një gjë të tillë, ka filluar qysh moti. Jemi gëzuar që kjo që po ndodhë sot në përvjetorin e Pavarësisë. Dy komunat e Kosovës, kanë kryer të gjitha procedurat ashtu siç është e paraparë edhe me legjislacion. Kjo marrëveshje do të jenë një mundësi më shumë për miqësinë, shkëmbimin e përvojave dhe fushave tjera me interes për vendin. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për tu arritur kjo marrëveshje”, ka thënë ajo.

Kryetari i Komunës së Frashinetos, Angela Capatona, deklaroi se kjo marrëveshje është në të mirë të shkëmbimit të përvojave kulturore, ndërsa u shpreh i lumtur se e bashkëpunimi po nënshkruhet pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur që sot kemi ardhur për të bërë nënshkrimin zyrtar. Jemi shumë të lumtur që kemi ardhur dhe po ashtu që është rastisur me ditën e pavarësisë. Pavarësia është ajo farë e cila mundëson gurthemelin që të zhvillohet vendi në formën më të mirë. Kjo marrëveshje mundëson që të zhvillojmë aktivitete kulturore në të mirë të vendit”, u shpreh ai.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi