Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uroi Kosovën në kuadër të 11-vjetorit të Pavarësisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kryemadhi dha vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Urime Kosovë teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.
Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.
Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.
E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë.
Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!