17.02.2019 - 12:30
Euro e Dollari kanë ndërruar vendet në tregun e këmbimit valutor.
Siç bëhet e ditur nga Banka e Shqipërisë, gjatë fundjavës Euro ka njohur rritje, ndërsa Dollari ka rënë.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor.
Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.