MENU
klinika

Foto me armë

Nxiti dhunë/ Policia procedon penalisht 50-vjeçarin

17.02.2019 - 13:42

Policia në Lezhë procedoi penalisht një 50-vjeçar, për shkak të publikimit të një fotoje me arme në rrjetet sociale, ndërsa ka bërë thirrje edhe për dhunë para fillimit të protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari me inicialet Gj.D, banues në Lezhë, do të akuzohet për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.

Njoftimi i policisë

Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, proçedohet nga policia.

Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proçeduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”.

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha