MENU
klinika

Sportistët shqiptarë në Itali

Propozimi për martesë në mes të ndeshjes

17.02.2019 - 14:21

Ka fituar shumë ndeshje, në aspektin individual është e vlerësuar, madje së fundmi ka marrë edhe trofeun e parë në Itali, por dita e djeshme do të mbahet mend.

Volejbollistja shqiptare e talentuar, Erblira Bici, vetëm 2 javë më parë, fitoi Kupën e italisë me skuadrën e saj Igor Volley Novara, duke arritur kështu një trofe të madh në karrierën e saj.

Por dje ajo ka marrë ndoshta dhuratën më të bukur në jetë. Teksa ishte në parket për ndeshjen e fundjavës, ndaj Bisontes, ekipi i Era Bicit fitoi pastër me sete, 3-0, ajo u shtang kur pa partnerin e saj, basketbollistin Diti Mara, i cili në fushë i propozoi për martesë, i ulur në gjunjë, me unazën dhe me një tufë lule në dorë.

Era Bici dukej mëse e lumtur dhe me puthjen e dhënë partnerit të saj, përgjigja ka qenë e qartë, “Po”!

erblira bici
erblira bici

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!