MENU
klinika

Henri Miler/ Të shkruarit

Këshilla dhe marifete/ Çfarë i nxit shkrimtarët?

17.02.2019 - 15:37

Çfarë i nxit shkrimtarët të shkruajnë? Si ia dalin mbanë të arrijnë një nivel aq të lartë me kritere kaq konsekuente?

Epo… Duke lexuar Henri Milerin “Mbi të shkruarin”, shpresoj se mund të merrni disa përgjigje.
Henri Miler lindi më 26 dhjetor 1891 në Bruklin të Nju Jorkut. Që fëmijë ishte i dhënë pas historive aventureske dhe klasikëve të letërsisë. Shkrimtari dhe eseisti i njohur amerikan i shekullit XX, i cili shkroi një lloj të ri të novelës e karakterizuar më vonë si një autobiografi e trilluar.

Në vitin 1932 Henri Miler hartoi një listë me rregulla për të ndërtuar rutinën e përditshme në përmirësimin e vazhdueshëm të shkrimit të tij dhe i shpërndau ato në të gjithë shtëpinë, për t’i pasur gjithmonë para syve. Pikërisht këto teknika përdori kur shkroi një nga kryeveprat e tij “Tropiku i Kancerit”.

Në brendësi të Henri Milerit “Mbi të shkruarin” gjejmë plot këshilla dhe marifete, të cilat e ndihmuan shkrimtarin të përqendrohet në detyrat e përditshme të të shkruarit.

Mes të tjerave përfshiheshin edhe njëmbëdhjetë urdhërime të përditshme:

• Puno mbi atë që ke nisur derisa ta kesh përfunduar.
• Mos fillo libra të rinj, mos i shto material të ri “Pranverës së Zezë”.
• Mos u shqetëso. Puno i qetë, me gëzim, moskokëçarës për gjithçka që ke në dorë.
• Puno në varësi të Programit dhe jo sipas humorit. Ndalo në kohën e caktuar!
• Kur nuk mund të krijosh, mund të punosh.
• Çimento çdo ditë nga pak, në vend që të shtosh plehra të reja.
• Ji njerëzor! Tako njerëz, vizito vende, pini nëse e ndieni të nevojshme.
• Mos puno si një kalë! Puno vetëm me dëshirë.
• Hiq dorë nga Programi nëse je i lodhur – por riktheju ditës tjetër. Përqendrohu. Kufizohu. Përjashtoju.
• Harroji librat që dëshiron të shkruash dhe mendo vetëm për librin që po shkruan.
• Prioriteti është të shkruarit. Piktura, muzika, miqtë, kinemaja, të gjitha vijnë më pas.

henri miller-konica.al

Këto ishin disa nga këshillat që i madhi Miler kishte seleksionuar për veten, duke e këshilluar veten të ndiqte me rigorozitet planin, pa diversione, pa shpërqendrime, të skiconte kur ta ndiente të nevojshme, t’i hidhte mendimet në copëza letre, të gjerbte një gotë me miqtë nëse ishte i lodhur për të shkruar, të bënte një xhiro me biçikletë, të bënte korrigjime etj. Pikërisht kështu filloi të zhvillonte regjimin dhe stilin e tij.

Siç duket edhe nga deklaratat e mësipërme Miler ishte një njeri me dëshirën e madhe për të shkruar, megjithëse pati edhe kohë të vështira. Gjithsesi, ia doli të ruajë edhe kënaqësinë që i ofronte puna, duke i lejuar vetes kohë të merrte frymë dhe të eksploronte rrugë të reja, brenda dhe jashtë shkrimit të tij. Ndoshta çelësi i suksesit është të kesh pak argëtim me të gjitha! Si në gjithë punën e Milerit, ekziston njëlloj arrogance në secilin formulim, ndërmjet secilit subjekt dhe qark të gjitha temave.

henri miller-konica.al

Këndvështrimi intrigues ka vendosur se si do të shkruaj për gjërat që e rrethojnë, ndikimet, jetën që ai dëshiron të ndjekë. Kjo nënkupton mendjemprehtësinë e shkëlqyer të shkrimtarit të madh amerikan.
Sigurish, ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë, por nuk mund t’i mohohen assesi aftësitë kur vjen puna për të provokuar kundërvënie përmes shkrimit të tij.

“Universi im i njerëzve ishte zhdukur, isha tërësisht vetëm në botë, mik kisha vetëm rrugët dhe ato më flisni me atë gjuhë të trishtuar dhe të hidhur që është bërë nga mjerimi njerëzor, nga malli, nga keqardhja, nga mohimi dhe nga vuajtja e humbur”, – shprehet autori.