MENU
klinika

Reagon ministrja

‘Djegia e mandateve të opozitës’/ Spiropali: Ka një të mirë

17.02.2019 - 17:31

Pas deklaratës të sotme të Lulzim Bashës se do t’i propozojë Grupit Parlamentar dhe forumeve më ta larta djegien e mandateve të deputetit, ka ardhur reagimi i shpejtë i mazhorancës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se ky vendim i PD-së përveç të keqes e ka edhe një të mirë.

Në rrjetin social Twitter, Spitopali u shpreh se e mira është se nuk do t’i marrin më rrogat për të ndotur me bojë e baltë Parlamentin.

“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, shkruan Spiropali.