Një 45-vjeçar me kombësi shqiptare u gjet i vdekur dje pasdite në fshatin Agios Athanasios të Selanikut.
Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u konstatua pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit.
Hetimi policor zbuloi se krimi është kryer nga djali. Sipas thestival.gr, 20-vjeçari pas rrëfimit të ngjarjes në polici ka treguar se babanë e ka goditur në vendin ku u gjet i vdekur nga autoritete greke.
Vdekja ka ardhur pas një grindjeje babë e bir, madje mes tyre u futen edhe dy persona për t’i ndarë, por ky mision ishte i pamundur.
Sipas të dhënave të para të mjekësisë ligjore thuhet se trupi i shqiptarit ka pësuar trauma të forta, madje edhe thyerje të hundës.
Do të vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në vdekjen e 45 vjeçarit, ndërkohë që autori tashmë është arrestuar. Mediat greke raportojë se djali ka rrahur egërsisht babanë deri në vdekje, por hetimet dhe autopsia do të përcaktojnë përfundimisht shkakun e vdekjes së 45-vjeçarit.
Sipas informatave, babai dhe djali janë grindur me njëri-tjetrin dje pasdite. Dëshmitare në këtë rast është një grua e re shqiptare, e cila mendohet se ka parë gjithçka mbi ngjarjen e rëndë.