MENU
klinika

Vajza “magjike”

Një dashuri si e Zheni Marks

17.02.2019 - 20:46

Në moshën 18-të vjeçare, Xheni baronesha fon Vestfalen ishte sublime. Vajza me sytë e bukur e Tririt, zeshkane, kryelartë me sy të gjelbër, me fytyrë të përsosur, vezake ishte aq tërheqëse. Poeti Hajnirih Hajne, kur e takoi në Paris tha: Ajo është magjike. Dhe të gjithë ata që e shihnin bashkë me Marksin do të shpreheshin në këtë mënyrë. Dashuria e saj me Marksin lindi që kur ishin adoleshentë por asnjëherë nuk ia shprehën njëri tjetrit. Gjithçka do të ndryshojë pas kthimit të Karlit nga Boni ku kishte shkuar për të studiuar.

Xheni në atë kohë ishte njëzet e dy vjeçe. Karli shkoi për ta takuar në shtëpinë e saj në Vestfalen dhe e ftoi të shëtisnin në fushë. Tashmë ata nuk ishin më dy fëmijë por dy të rritur që shihnin gjëra të tjera tek njëri tjetri. Pikërisht në atë shëtitje ai do ti shprehte dashurinë.

Por mosha e tyre e re nuk do të mirëpritej nga familja e Zhenit. Kjo do të bënte që cifti ta mbante të fshehtë dashurinë për disa vite, e të takoheshin në fshehtësi. “Ah! Zemra ime e dashur, sa e rëndë është pesha që e gjitha ajo që ka ndodhur ka hedhur mbi shpirtin tim! E megjithatë, Karl! Nuk provoj, nuk mund të provoj asnjë brerje ndërgjegjeje.

Mbyll sytë dhe shoh vështrimin tënd të lumtur. E di fare mirë atë që kam bërë, edhe sikur kjo të më bëjë të padenjë dhe të më ngjallë dënimin publik. E di dhe sërish jam në gëzim dhe nuk do ta ndërroja me asnjë thesar në botë kujtimin e atyre orëve. Oh! Karl, jam e keqe. Tek unë nuk ka asgjë të mirë përveçse dashurisë për ty…

Fundi i dashurisë tënde , do të jetë po atë minutë fundi i ekzistencës sime. Dhe pas kësaj vdekjeje nuk ka ringjalljeje.” Kjo letër e shkruar pas një takimi të fshehtë, tregon qartë se Zheni është e gjitha e dashuruar dhe e pushtuar nga frika se mos e humbur Karlin. Ndoshta po të ndodhte kjo ajo do të vriste veten. E pas martesës e sfidave të një jete në kërkim, dy bashkëshortët nuk do të harronin të komunikonin gjithnjë përmes letrave me njëri tjetrin.

“Mund t’u siguroj pa asnjë romantizëm se jam i dashuruar nga koka tek këmbët dhe se kjo është shumë serioze”, i shkruan ai në një letër. Zheni do të jetë gjithnjë lexuesja e tij e parë. Është ajo që do të kopjojë e rikopjojë gjithmonë faqe më faqe të gjitha dorëshkrimet e tij para se të nisen në shtyp.

Bashkë me Engëlsin ajo është e vetmja që ka përpirë çdo shkrim të tijin. Ajo ishte e bukur, shumë e bukur. E zgjuar, kryelartë. Atë të gjithë e quanin “magjike”. Por ajo ishte gjithashtu gruaja e “djallit”. Zheni dhe Karl Marks qëndruan të martuar tridhjetë e tetë vjet. Një lidhje e habitshme, lidhja e një aristokrateje prusiane dhe një revolucionari të mbetur pa të holla.

Ata jetuan një histori të vërtetë dashurie. Të një lloji të tmerrshëm. Atë që e lidh një grua me një burrë gjeni. Së bashku ata njohën gjithçka: jetën prej bohemi ekzaltimin evolucionar, urinë, përndjekjet policore, emigrimin… Nëse Zheni qe e dashuruar ajo qe gjithashtu e tradhtuar dhe derdhi lot të hidhur kur në vitin 1851 shërbëtorja e tyre lindi një fëmijë të Karlit./Gazeta-Shqip

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe