MENU
klinika

Detajet

Foli për djegie mandatesh, Basha mbledh grupin parlamentar

18.02.2019 - 08:48

Partia Demokratike mbledh sot grupin parlamentar në orën 10:00.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Ditën e djeshme Basha deklaroi se do t’i propozojë grupit djegien e mandateve.

Kujtojmë këtu që të shtunën opozita protestoi përpara kryeministrisë.

Protesta agravoi në incidente të dhunshme, si edhe u dëmtua institucioni i qeverisë.

Menjëherë pas protestës policia shoqëroi në polici rreth 40 protestues, disa prej të cilëve morën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.