MENU
klinika

Detajet

Greqi/ Fëmija shpëton nënën shqiptare: Ndihmë, babi po e rreh

18.02.2019 - 09:54

Në një familje shqiptare në Greqi, një rast i paprecendë dhune është shënuar, por falë thirrjes së fëmijës, policia ka arritur të ndërhyjë.

Në momentin që babai i tij po dhunonte nënën, fëmija i pranishëm në shtëpi i është drejtuar ballkonit, ku ka kërkuar ndihmë nga fqinjët. “Babi po rreh mamin”, është dëgjuar vogëlushi të shprehet.

Menjëherë pas ngjarjes fqinjët kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë thyer derën duke shpëtuar edhe gruan e re. 35-vjeçari ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes me një dosje ligjore në prokurorinë e Tripolit.

Gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda. Ngjarja ndodhi dje në drekë në Tripoli. Identiteti i autorit nuk bëhet akoma i ditur.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi