MENU
klinika

Detajet

Vendimi i PD për djegien e mandateve, Kryemadhi shkon në zyrën e Bashës

18.02.2019 - 13:44

Pak minuta pasi Basha njoftoi vendimin unanim pro djegies së mandateve, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbërritur në zyrën e Kreut të opozitës Lulzim Basha.

Mësohet se Kryemadhi dhe Basha do të diskutojnë në lidhje me hapat që do pasojnë vendimin e marrë për djegie mandatesh.

basha-konica.al

Ndërkohë edhe deputetët e LSI-së janë shprehur pro vendimit për djegien e mandatave.