MENU
klinika

Raporti i INSTAT

“Gërryhet” Shqipëria/ Emigracioni pakëson popullsinë me…

18.02.2019 - 14:07

Bazuar në disa të dhëna të INSTAT, vihet re se popullsia gjatë vitit të kaluar ra me 0.3%.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 1 janar të 2019 Shqipëria kishte 2.86 milionë banorë.

Arsyet e rënies së popullsisë me 8 mijë banorë:

-Vazhdimi i emigracionit
a. Vitin e kaluar emigracioni neto ishte negativ me 15300 individë
b. Emigracioni ka rënë lehtë krahasuar me një vit më parë, por vijon ta gërryejë vendin
c. Vitin e kaluar e lanë vendin 39 mijë individë, ndërkohë në Shqipëri erdhën më pak se 24 mijë

-Pakësimi i shtesës natyrore të popullsisë
a. Vitin e kaluar kjo shtesë ishte 7100 banorë
b. Krahasuar me 2017 kishte pësuar një rënie me 17%
c. Numri i lindjeve vitin e kaluar ra me 6.35

Çfarë sjell rënia e lindshmëris:

-Rritje të moshës mesatare të popullsisë
-Kjo rritje vitin e kaluar arriti në 35.4 vjeç
-Treguesi i varësisë së të moshuarve kaloi pragun e 20%
-Kjo tregun raportin mes popullsisë mbi 65 vjeç dhe asaj në moshë pune/E.S