MENU
klinika

Bashkohen me PD

LSI merr vendimin/ Kryemadhi: Djegim mandatet

18.02.2019 - 18:18

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, kryetarja Monika Kryemadhi tha se LSI-ja ka vendosur t’i bashkohet, opozitës së bashkuar duke djegur mandatet.

Vendimi sipas saj, është marrë nga grupi në mënyrë unanime. Kryemadhi tha se LSI-ja mbështet idenë e krijimit të një qeverie tranzitore.

“Grupi i LSI, vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të kthyer legjitimitetin e qeverisjes së Shqipërisë , prandaj ai vendosi sot djegien e mandateve” tha mes tjerash Kryemadhi.

Kryetarja e LSI theksoi se qeveria tranzitore është zgjidhja e opozitës.

Deklarata e plotë e Kryemadhit:

“Me shqetësimin kritik dhe në rritje për rrënimin dhe asgjesimin e funksionimit të Kuvendit, si institucioni themelor i Republikës së Shqipërisë për shkak të arrogancës dhe paligjshmërisë së mazhorancës parlamentare, Me shqetesimin e jashtëzakonshëm për uzurpimin dhe kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese.

Me shqetësimin madhor për shkatërrimin e elementit themelor të demokracisë, ndarjen e pushteteve dhe kontrollin dhe balancën mbi pushtetet, Me vërtetimin botërisht nga media ndërkombëtare dhe dosjet gjyqësore të ilegjitimitetit të faktuar të kësaj qeverie dhe maxhorance për shkak të vjedhjes së votës dhe kriminalizimit të procesit zgjedhor nga kjo mazhorancë në zgjedhjet e 2017.

Me bindjen se paligjshmëria e kësaj mazhorance të krijuar nga vjedhja dhe kriminalizimi i votës është burim themelor për konfliktualitetin ekstrem politik, keq-qeverisjen e thellë të vendit, të vërtetuar nga skandalet e përditshme dhe pandëshkueshmëria e fajtorëve .

Thellësisht të shqetësuar për mungesën totale të vullnetit të mazhorancës për të realizuar reformat e nevojshme për hapjen e negociatave për antarësim në BE, Duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e mazhorancës përpara detyrimit për të realizuar reformën zgjedhore, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme.

Duke vlerësuar me shumë shqetësim përkeqësimin tronditës të gjendjes ekonomike, rritjen e taksave, korrupsionin galopant, dhe shkatërrimin e besimit tek qytetarët dhe veçanërisht rinia, e cila po largohet masivisht.

Demostrimi i mungesës së plotë të vullnetit nga mazhoranca për të kthyer në normalitet ligjor dialogun politik dhe funksionimin e kuvendit, si dhe injorimi, bullizimi dhe dhunimi i opozitës parlamentare nga ana e saj.

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare; Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire.

Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegjen e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.” deklaroi Kryemadhi.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika