MENU
klinika

Tashmë 78 vjeç

Al Pacino do luajë në serialin e famshëm

18.02.2019 - 19:04

Prej gati 5 dekadash është pjesën e botës së kinematografisë, por tashmë që është në moshën 78-vjeçare, Al Pacino do të marrë pjesë për herë të dytë në një serial në karrierën e tij brilante.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania “Amazon Prime”, sipas të cilës aktori i madh do të luajë në serinë e re “The Hunt”, i cili bën fjalë për një grup të “gjuetarëve” nazist në Neë York në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.

Pacino do të mëshiroj rolin e Meyer Oferman, një njeri misterioz dhe të fuqishëm që udhëheq grupin famëkeq.

Ky grup gjen se disa qindra zyrtarë nazistë të rangut të lartë kanë planifikuar formimin e Reichit të katërt në Shtetet e Bashkuara. Pacino dhe grupi përpiqen që t’i parandalojnë synimet për gjenocid të nazistëve.

Seriali do të bazohet në ngjarje reale dhe ka si regjisor Jordan Paul.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV