Pas lajmit të shkarkimit të dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nga radhët e PDIU-së, ka ardhur reagimi i kësaj force politike.
Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi e quan vendim hakmarrës dhe qesharak atë të kryebashkiakut Veliaj dhe shton se e drejta për të protestuar është e drejtë e çdo qytetari.
Idrizi gjithashtu shpreh keqardhje për mbështetjen që i ka dhënë partia e tij kreut të Bashkisë.
REAGIMI
Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng…
Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot.
Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë.
Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri…! shprehet Idrizi.