Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, edhe pse mund të ketë mospëlqimin e popullit serb, synon të përmbushë një qëllim më të lartë, sesa politika ditore.
Vuçiç ka deklaruar i bindur se marrëveshja duhet të arrihet.
“Në rast të kundërt, do të përballemi me një katastrofë”, ka paralajmëruar ai.
Presidenti serb ka thënë se nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia “do të kthehej menjëherë në Bruksel” për të vazhduar dialogun me Kosovën.
Në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se taksa do të hiqet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve, Vuçiç është shprehur: “Unë e kam konsideruar atë gjithmonë të papërgjegjshëm, por s’e kam ditur se është kaq i papërgjegjshëm”