MENU
klinika

Deklarata

SHBA interes për Kosovën? Daçiç: Pa Serbinë…

19.02.2019 - 10:58

Lidhur interesimin e SHBA-ve për çështjen e Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

I ftuar në një televizon serb, Daçiç theksoi se Trump ka dhënë një zgjidhje të perhershme për poltikën e jashtme, por që sipas tij kjo zgjidhje nuk mund të arrihet pa Serbinë.

“Trump është i interesuar për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Trump dëshiron të ketë një sukses në politikën e jashtme dhe që kjo zgjidhje të jetë e përhershme, nuk mund të arrihet pa Serbinë”, ka thënë Daçiç për TV “Happy”.

Sipas Daçiç, Trump ka kuptuar se problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa Serbinë dhe se një gjë të tillë e kanë kuptuar edhe shqiptarët.

“Tani është një moment i përshtatshëm, Amerika është në nxitim për shkak të zgjedhjeve. Mogherini po nxiton. Nga ana tjetër, ata që nuk duan një zgjidhje, ata nuk po nguten”, ka thënë Daçiç, duke iu referuar Prishtinës zyrtare.

Ai gjithashtu ka pohuar se nëse Joe Biden vjen në krye të SHBA-ve, atëherë “punët ndoshta do të vështirësohen për Serbinë”.

“Nëse ai kthehet (ish-nënpresidenti demokrat Joseph) Biden nuk e di se si do të ndikojë në Serbinë, sepse në Prishtinë ka bulevard me emrin e tij”, tha Daçiç.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi