“Kyeqyteti maqedonas po kthehet në një qendër të shërbimeve të inteligjencës”, kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.
Sipas Vulin, kjo qendër po organizon sulme të organizuara kundër Vuçiç.
Media serbe ‘Novosti’ shkruan se këto qendra veprimi në Maqedoninë e Veriut po financohen nga burime të panjohura.
Këto komente erdhën pas takimit me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe kryetarin e Unionit Serb, Dragan Djilas në Shkup.
Në këtë takim u diskutua për protestat masive që po organizohen në Beograd.
“Shkupi është bërë një hapësirë nga e cila po fillojnë dhe nga të cilat do të nisin sulme kundër Serbisë dhe presidentit të saj”, ka thënë Vulin.