Reperi i famshëm 50 Cent ka zbuluar së fundi një detaj të frikshëm nga jeta e tij. Ai pretendon se ka marrë kërcënime serioze për jetë dhe këto janë bërë nga një efektiv policie!
Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet, pas denoncimit të bërë nga reperi. Zëvendës-inspektori Emanuel Gonzalez, i cili komandon zonën e 72-të në Brooklyn, thuhet se e bëri komentin gjatë muajit qershor të vitit të kaluar. Në përgjigje, 50 Cent tha se Gonzalez ishte një “polic i pabesë që abuzon me pushtetin e tij” dhe një “simbol i gangsterëve”.
“Tani po i shoh policët më ndryshe,” shkroi në Twitter duke shtuar se “Pjesa e trishtuar është se ky njeri ka ende një distinktiv dhe një armë”.
“Unë e marr këtë kërcënim shumë seriozisht dhe jam duke u konsultuar me këshilltarët e mi ligjor në lidhje me opsionet e mia”, shtoi ai.