MENU
klinika

Pikturat

Presidenti që ‘shkundi’ Botën vjen në Muzeun Kombëtar

19.02.2019 - 20:17

Piktori Avni Delvina ka hapur në Tiranë një ekspozitë me piktura për Donald Trump, presidentin e 46-të në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ekspozitë i kushtohet kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë me piktura të dimensioneve të paimagjinuara më parë.

Piktori Delvina thotë se piktura më domethënëse ishte ajo e Donald Trump në sheshin “Skëndërbej”.

Nëse kërkojmë një lidhje sa i përket Shqipërisë është pikërisht kjo e sheshit bën ftohtë në Tiranë, ku Presidenti i vetëm në një atmosferë të akullt ecën në shesh.”- tha Avni Delvina.

Si një simpatizant i Trump, Avni Delvina, thekson se për ekspozitën e frymëzoi fryma e re e lirisë që solli ai në Amerikë dhe politikën botërore.

Donald Trump është një person që unë nuk e zgjodha rastësisht, është një person që i dha një shkundje të madhe kësaj bote, i dha një tronditje pozitive dhe unë mendoj se solli një frymë të re.Të gjithëve na dha një frymë lirie, më shumë oksigjen.Unë e ndjej këtë.Bota më dukej më e trishtë, tani më duket më optimiste.”– shtoi Delvina.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 23 shkurt në Muzeun Historik.