MENU
klinika

Flet Mark Crawford

Dhoma Amerikane: ‘Ngërçi politik’ frenon investimet e huaja

19.02.2019 - 20:59

Protesta e të shtunës dhe kriza politike që mund të sjellë djegia e mandateve nga politika, rrezikon frenimin e investimeve të huaja.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford u shpreh se situata aktuale sjell një ngërç, i cili bën që bizneset të cilat po investojnë në Shqipëri, të presin derisa klima politike të qetësohet.

Për Dhomën Amerikane më shqetësues është fakti se protesta dhe destabiliteti politik, ku nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas. Kjo gjë i largon investitorët që e shohin Shqipërinë si një vend potencial për të ardhur dhe ngritur biznes.

Crawford shprehet se mosmarrëveshje nuk mungojnë as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ato nuk përfundojnë me prishje të qeverisë.

Ai theksoi se çdo gjë që do të ndodhë në Shqipëri do të jetë një pasqyrë për investitorët e huaj.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës