Prokuroria në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës dha pretencën për dentisten Olesia Duka.
Duka akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë, duke përfituar shifra të mëdha parash.Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim.
Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë përfituar një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.
Duka arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash.
E pandehura e ka pranuar akuzën si dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ajo pritet që të dënohet me 10 vjet heqje lirie.
Duka nuk ishte e pranishme në seancë dhe prokuroria e lexoi pretencën në mungesë të saj.