Këtë vit Kosova do të hapë katër ambasada të reja në katër shtete.
Gjatë 2019, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës do të hapen ambasada në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën e Kolumbisë dhe atë të Ganës.
“Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirëintegruar në komunitetin ndërkombëtar të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Sipas këtij njoftimi, nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, MPJ-ja synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.
“Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave”, thuhet në njoftim.