MENU
klinika

Djegia mandateve

Pas Schutz, edhe ambasadori i BE-së takim me Bashën

20.02.2019 - 10:26

Pas ambasadores gjermane, Schutz edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca shkon në zyrën e kryedemokratit Basha.

Ky takim vjen pas vendimit të marrë më herët nga opozita dhe aleatët e saj për djegien e mandateve.

Ambasadori i BE-së mësohet se ka mbërritur në selinë blu rreth orës 10:00 dhe në fokus të bisedimeve mes tyre ka qenë vendimi i opozitës për djegien e mandateve.

Kujtojmë këtu që pasditen e sotme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për vendimin përfundimtar.