Dita e mërkurë ka regjistruar luhatje të lehta në tregun e këmbimit valutor vendas. Monedha europiane vijon të shfaqet ende e dobët përballë valutës kombëtare, lekut.
Euro këmbehet sot për 124.2 lekë në blerje dhe 124.8 lekë në shitje.
Ndërkohë, dollari nga ana tjetër blihet sot në pikat e këmbimit valutor për 109.5 lekë në blerje dhe shitet për 110.5 lekë.
Ndërsa, monedha britanike, e cila vijon të ndikohet nga situ8ata e krijuar nga marrëveshja Brexit, në vendin tonë sot sterlina këmbehet për 142.5 lekë.
Sa i takon valutave të tjera, dollari australian regjistrohet në kuotën e 78.2 lekëve, ndërsa ai kanadez blihet për 82.8 lekë dhe shitet për 83.5 lekë. Franga zvicerane nga ana tjetër këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 109 lekë në blerje dhe 109.8 lekë në shitje.