MENU
klinika

Automobilizëm

Talenti shqiptar bën hapin e madh

20.02.2019 - 11:47

Talenti shqiptar me origjinë nga Shkupi, Lirim Zendeli, ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, teksa është prezantuar me ekipin e Sauber Motorosport, në kampionatin e Formula 3.

Zendeli do të jetë një nga tre pilotët e njëvendëshes “Alfa Romeo” në kampionatin e F3, makinë e cila këtë sezon është rikthyer edhe në Formula 1.

Pikërisht, ky hap i Zendelit, ka ardhur pas bashkimit të kompanisë Charouz me Sauber Motorsport, e bërë në nëntor të vitit të kaluar dhe këtë sezon do të përfaqësohen me makinën “Alfa Romeo” në kampionatin e Formula 1.

Ndërkohë, veç dy pilotëve Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovinazzi, që do të garojnë në F1, Sauber Motorosport do të ketë dhe shtatë pilot, në nivelet më të ulta të formulas. Kështu, Lirim Zendeli është një nga tre pilotët që do të garojnë në Formula 3, dy nivele larg F1.

Bashkimi me programin ‘Sauber Junior Team’ është një nder i madh për mua. Ka shumë shoferë të rinj në motorsport, por shumë prej tyre nuk kanë shansin të përparojnë në nivelin e ardhshëm, si F3, për shumë arsye.

Për të patur mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë në F3 këtë sezon, do të jemi pjesë e një ekipi që garon njëkohësisht në F1. Kjo është e pabesueshme” -është shprehur Zendeli.

Talenti shqiptar 19-vjeçar, Lirim Zendeli, u shpall kampion i Formula 4 në sezonin e kaluar. Ai bëri paraqitje të shkëlqyer duke fituar më shumë se gjysmën e garave sezonale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN