Policia e Tepelenës arrestoi të dyshuarin për vrasjen e shtetasit Sokol Rama.
Pas një operacioni të komisariatit të policisë Tepelenë me atë të Gjirokastrës, përfundoi në pranga shtetasi Roland Milo, i dyshuari kryesor për vrasjen e Sokol Ramës.
Të dy shtetasit ishin zhdukur prej dy javësh dhe uniformat blu kishin nisur kërkimet për ta gjetur. Ditën e djeshme Rama u gjet i vdekur në një zonë të Malëshovës në Këlcyrë. Viktima gjendej në makinën e tij në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”, i vrarë një arme zjarri.
Sipas hetuesve autori i vrasjes dyshohet të jetë shoku dhe njëkohësisht bashkëpunëtori i tij në trafikun e drogës, Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit. Të dy ata janë në listën e personave me precedentë kriminalë.