MENU
klinika

"Nesër Shqipëria para Parlamentit"

Djegia e mandateve/ Berisha: Këshilli vendosi rrëzimin e Kakistokracisë

20.02.2019 - 21:39

Pasi Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi sot pro kërkesës për djegien e mandateve, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se ky veprim vendosi përfundimishtrrëzimin e Kakistokracisë, dorëzimin e mandateve dhe mosnjohjen e Parlamentit të ngritur mbi drogën, krimin, korrupsionin!”

berisha-konica.al

Ai ka postuar disa foto ku shfaqet mes simpatizantëve të shumtë që ishin mbledhur sot përpara selisë blu, ndërkohë që pritej vendimi, duke pohuar se ditën e nesërme do të jetë në protestën e opozitës.

“Ne mes te demokrateve para mbledhjes se Keshillit Kombetar qe vendosi rrezimin e Kakistokracise, dorezimin e mandateve dhe mosnjohjen e paralamentit te ngritur mbi drogen, krimin, korrupsionin! Neser Shqiperia para parlamentit! Sb”, shkruan Berisha.