20.02.2019 - 22:12
Policia e Tepelenës vuri në pranga të kërkuarin e tretë ditën mbrëmjen e sotme.
I arrestuari ishte pjesë e një grupi grabitësish ndërkohë që një person tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga ra 19 vjeçari Dejvi Dulaj, ndërsa më herët u ndaluan Andi Oruci 18 vjec, i dënuar edhe më përpara me kusht për vjedhje dhe për shitje të bimëve narkotike dhe Ledjo Skender Bega.
Së bashku ata dyshohen si autorë të vjedhjeve të fundit të ndodhura në qytetin e Tepelenës.
Policia kishte disa kohë që i mbantë nën vëzhgim autorët dhe tashmë vendosi arrestimin e tyre.