MENU
klinika

Padia

Pezullim i Arta Markut/ KLP mblidhet të premten për kërkesën e opozitës

20.02.2019 - 22:16

Tre javë pasi PD dhe LSI kërkuan pezullimin e Prokurorës së Përkoshshme të Përgjithshme, Arta Marku, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e premte, ku në rend dite është edhe kjo kërkesë.

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut.

arta marku-konica.al

Sipas padisë, “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton Mbledhjen e gjashtë të këtij institucioni, e cila do të mbahet ditën e Premte, datë 22 Shkurt 2019, ora 10°°, në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Seanca plenare do të zhvillohet pa praninë e Mediave“, thuhet në njoftimin e KLP.