MENU
klinika

Reagimi

Djegia e mandateve/ Fleckenstein: Mos u habisni nëse shtyhen sërish negociatat

21.02.2019 - 09:15

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i quan të rrezikshme vendimet e opozitës për të djegur mandatet, aludimet për bojkot të zgjedhjeve vendore, por edhe dhunën në protestë.

Fleckenstein e quan shqetësuese këtë fakt, veçanërisht djegien e mandateve, kur thotë se me një parlament jofunksional dhe një opozitë që nuk do të kontribuojë, Shqipëria nuk duhet të habitet nëse negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian i shtyhen sërish.

“Anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, por kjo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë”, shprehet Fleckenstein në një intervistë.

knut-fleckenstein-konica.al
knut-fleckenstein-konica.al

Pjese nga intervista e tij për mediat

Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel. Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë më të mirë se politikat e qeverisë. Si mund të bëjnë këtë nëse nuk marrin pjesë?

E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

E treta gjë janë protestat. Në parim është gjë e mirë sepse tregon se njerëzit duan të vihen re, e për sa kohë është paqësore mendoj se është e drejta e njerëzve dhe ata duhet të shprehin ndjenjat

Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë. Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca, që dhuna nuk lejohet.

Dhe duhet të jemi të qartë që janë përgjegjës ata që ftojnë për protesta, ata duhet të kujdesen që protestuesit në rrugë janë paqësorë.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurt që s’do të jetë shqetësuese… nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj , që kushdo ta kuptojë, s’duhet të habiten nëse negociatat shtyhen sërish.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës