MENU
klinika

Deklarata

Mbërrin në selinë blu, Basha flet për mediat: Ditë historike!

21.02.2019 - 09:51

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e partisë.

Përpara selisë blu janë mbledhur të gjithë simpatizantët e Partisë Demokratike.

Teksa po hynte në seli, Basha foli për mediat duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë historike.

basha-kryemadhi-proteste-konica.al

Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës.

Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Edi Ramës nga Tiranë.

Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen në zgjidhje politike”, është shprehur Basha.