MENU
klinika

Protesta e opozitës

Basha flet para protestuesve, mesazh të fortë ndërkombëtarëve

21.02.2019 - 11:59

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka nisur fjalën e tij para protestuesve para parlamentit.

Në fjalën e tij, Basha ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm për ndërkombëtarët, SHBA dhe BE-në.

“Sytë e Evropës dhe të botës demokratike dhe demokracisë më të madhe të botës, SHBA janë te ky sheh dhe nga ky sheh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj, Basha do të jetë në krahun tuaj në këtë betejë se besoj te demokracia evropiane, te demokracia amerikane, tek zgjedhjet e lira e të ndershme, te shteti i së drejtës që çon kriminelët dhe të korruptuarit para burgut, besoj te balancimi i pushteteve, te liria, demokracia dhe mundësi për çdo shqiptar dhe e di që njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë, u them atyre këtë mesazh të parë, ne nuk jemi popull i dhunës, por i lirisë, demokracisë”- tha Basha.

Ndërkohë Basha theksoi:

“Mos më kërkoni kurrë të pranojë për popullin tim atë që nuk do të pranonit kurrë për popullin tuaj, nuk do të pranojë kurrë që kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel që përfaqëson më të zezat”.