Bazuar në disa të dhëna të Anketës Strukturore të INSTAT vihet re se të bësh biznes në Shqipëri po bëhet çdo ditë e më e vështirë.
Kjo për shkak të konkurrencës që shtohet çdo ditë e më shumë, sektorët që maturohen, konsumin që është tkurrur dhe rritja e pagave, e cila ka qenë minimale vitet e fundit.
Të dhënat:
-Rreth 107 mijë biznese që janë aktive fituan në total 159 miliardë lekë
-Në 2017 fituan 1.2 miliardë lekë
Bazuar në këto të dhëna shihet se në raport me vitin e kaluar fitimet kanë rënë me 3.2%.
-Transporti dhe telekomunikacionet
-Ndërtimi
-Energjia elektrike, gazi dhe uji
-Shërbimet
-Akomodimi dhe shërbimi ushqimor
-Tregtia
Këto sektorë kanë pësuar rënie të fitimeve absolute.
Ndërkohë:
-Industria nxjerrëse
-Industria përpunuese
Këto dy sektorë raportohen si të vetmit që pësuan rritje të fitimeve.
Transporti, informacioni dhe komunikacioni:
-Pësuan rënien më të lartë të fitimeve me vlerë absolute
-Rënia në këtë sektor kapi vlerën e -4.6 miliardë lekëve.
-Kjo për shkak të ecurisë negative të operatorëve celularë, që pësuan humbje në 2017
En. elek., gazi, uji dhe trajtimi i mbetjeve
-Ky është sektori i dytë që pësoi rënien më të lartë
-Rënia në këtë sektor përllogaritet deri në -3.6 miliardë lekë
Ndërtimi:
-Ky sektor pësoi rënie të fitimeve me 3.2 miliardë lekë
Tregtia:
-Ky sektor pësoi rënie të fitimeve me -1.7 miliardë lekë
Të ardhurat e kompanive nga shitjet:
-Janë rritur me 8.3%
-Kanë arritur në rreth 2 trilionë lekë, 16 miliardë lekë
-Kjo rritje nuk i ka ndihmuar bizneset të kenë më shumë para në fund të vitit
-Kjo sepse shpenzimet për personelin, mallrat e blera dhe të tjera janë rritur me ritme prej gati 13%
Të gjithë këto faktorë kanë bërë që norma e fitimit në ekonomi të bjerë në 8.7% nga 7.8% që ishte vitin e kaluar.
Tregtia dhe shërbimet:
-Sjellin rreth 61% të fitimeve në ekonomi
-Në vlerë absolute, fitimet nga tregtia ishin rreth 510 mln euro
-Fitimet nga shërbimet dhe akomodimet ishin rreth 240 mln euro
Ndërtimi:
-U ka sjellë ndërtuesve 180 mln euro fitime
Industria përpunuese:
-Ka sjellë rreth 154 milionë euro fitime
Transporti, informacioni dhe komunikacioni
-Ka sjellë rreth 70 mln euro fitime
Industria nxjerrëse:
-Ka sjellë rreth 45 mln euro fitime
Sektorët me fitimprurës:
-Shërbimet, në këtë sektor në fund si fitim neto mbeten 14% e të ardhurave
-Ndërtimet, në këtë sektor në fund si fitim neto mbeten 9.3% e të ardhurave
-Industria përpunuese, në këtë sektor kthehen si fitime 8.1% e të ardhurave
-Industria nxjerrëse, ky sektor ka si normë fitimi rreth 8%
-Tregtia, normat e fitimit në këtë sektor kanë rënë në 6.8%
-Baret dhe restorantet, norma e fitimit për këtë sektor për 2017 ishte 6.6%, nga 12 lekë vitin e mëparshëm.