MENU
klinika

Akuzat e opozitës

Basha: Rama si Maduro, Shqipëria së shpejti evropiane

21.02.2019 - 17:18

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas protestës së sotme, e cila konfirmoi djegien finale të mandateve.

Basha shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është europiane dhe kjo sipas tij, do të jetë përfitim i fëmijëve dhe shqiptarëve të ndershëm.

Lideri i PD theksoi se në vend mungon demokracia dhe Parlamenti është kapur nga krimi ndërsa kryeministrin Rama e cilësoi si “Maduron e Ballkanit”.

“Zemrat tona janë të mbushura me shpresë dhe kurajo që buron nga shpirti e një populli të bashkuar. Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre.

Sytë e Europës janë sot tek ky shesh: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!”, shkruan Basha.