MENU
klinika

Berat

Muzeu Etnografik vendtakimi i të rinjve me historinë

21.02.2019 - 17:53

Muzeu Etnografik i Beratit ka mirëpritu sot në një rrugëtim mes objekteve dhe historisë nxënësit e klasave V-VI të shkollës ”Thimi Tani”.

Ky muze tashmë është shndërruar në destinacionin e preferuar të brezit të ri pasi ata prekin dhe shohin nga afër objektet e pasqyruar dhe mësojnë nga specialistët historinë dhe vlerat e tyre.

Rrugëtimi i nxënësve nisi me një vizitë në Muzeun Etnografik, ku nxënësit morën informacion, për artizanatin dhe mënyrën e jetesës, kryesisht duke filluar nga shek. XII-XIX.

Më pas nxënësit u ndalën në lumin Osum për të marrë njohuri të tjera si dhe për të provuar sfidën, duke luajtur lojën “Mos u Nxeh” në ambientet e muzeut.

Një lojë e cila në përmbajtje ka informacion historik për qytetin e Beratit, realizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Muzeve Berat.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe