21.02.2019 - 17:55
Këtë vit në Eurovision, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur në vendin tonë, Jonida Maliqi, e cila triumfoi në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën e saj “Ktheju Tokës”.
Në një intervistë dhënë së fundmi në emisionin “#Tag”, ajo foli për këngën dhe pritshmëritë në këtë event kaq të rëndësishëm.
“Synimi është të paktën të kaloj në finale, vendi i parë do të ishte më mirë, sigurisht, por në përgjithësi jam me këmbë në tokë dhe nuk dua të bëj parashikime të parakohshme”, -tha Maliqi, për pritshmëritë e saj në Eurovizion.
Festivali Europian i Këngës nis më 15 maj dhe sipas shortit të hedhur Shqipëria do të performojë në datën 16.